Emri i vajzës së dytë të këngëtarit, Joe Jonas dhe aktores, Sophie Turner më në fund është zbuluar mes divorcit të diskutueshëm të çiftit.
Sipas dosjeve të kujdestarisë, të siguruara nga Page Six, këngëtari 34 vjeç dhe dy herë fituesja e “Emmy-t”, 27 vjeçe, thuhet se kanë një vajzë të vogël 14 muajshe të quajtur Delphine.
Delphine vjen nga fjala greke ‘delphís’, e cila përkthehet në ‘delfin’ në anglisht dhe shqiptohet ‘del-feen’.
Emri i rrallë nuk ka arritur kurrë në listën e 1 mijë emrave më të mirë, dhe më parë arriti kulmin duke u renditur në pozitën e 2 mijë e 893, në vitin 2015.
Në vitin 2021, vetëm 41 foshnjave për milion iu dha ky emër.
Pak njerëz të famshëm mbajnë këtë emër – lista përfshinë modelen franceze, Delphine Wespiser, aktoren, Delphine Claire Beltiane Seyrig, më e njohur për filmat e saj “Last Year at Marienbad” dhe “Francois Truffaut” si dhe futbollistin profesionist francez Delphine Gleize.
Emri është përfshirë në një numër serialesh televizive si “Orphan Black”, filmi aksion triler i vitit 2018 “Atomic Blonde” dhe romani, “Delphine”, nga Germaine de Staël.
Ndërsa ata nuk e kanë konfirmuar emrin ose rëndësinë e tij, dyshja jetoi në Miami, shtëpia e ekipit të futbollit Miami Dolphins, në vitin 2021.
Linku: https://pagesix.com/2023/09/26/name-of-joe-jonas-and-sophie-turners-second-daughter-revealed/