Home Aktualitet Akuzohet për sulm seksual, arrestohet shkrimtari i njohur
Akuzohet për sulm seksual, arrestohet shkrimtari i njohur
0

Akuzohet për sulm seksual, arrestohet shkrimtari i njohur

0
0

Izraeli arreston shkrimtarin meksikan të kërkuar për sulm të dyshuar seksual.

Andrés Roemer, një autor, dramaturg dhe ish-diplomat meksikan, u arrestua në Izrael dhe do të ekstradohet në Meksikë, ku ai kërkohet për krime të dyshuara seksuale, tha të hënën Presidenti Andrés Manuel López Obrador.

Roemer ka qenë në kërkim në Meksikë që nga viti 2021 për dyshime se ka abuzuar të paktën tetë gra.

López Obrador tha se Roemer u arrestua dhe “do të ekstradohet”, por nuk tha se kur pritet të mbërrijë në Meksikë.

Roemer, i cili ka jetuar në Izrael për disa vite, shërbeu si konsull i përgjithshëm në San Francisko nga 2013-2016 dhe ishte gjithashtu ambasador i UNESCO-s i Meksikës në vitin 2016. Ai është autor i disa librave dhe ka drejtuar një program televiziv në Meksikë.

Presidenti i Meksikës tha gjithashtu se ai i ka kërkuar përsëri Izraelit të ekstradojë Tomás Zerón, një ish-zyrtar publik i kërkuar për tortura dhe krime të tjera në lidhje me zhdukjen e 43 studentëve në Meksikën Jugore në 2014.

Linku:  https://apnews.com/article/mexico-andres-roemer-israel-metoo-arrest-extradition-3cc821a6363f26cfb9c495f9ae14b7e3

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/andresroemer/tagged/

tags: