0
0
Georgina Rodriguez u dha së fundmi fansave një paraqitje të shkurtër të stilit të jetës luksoze të saj dhe të Cristiano Ronaldos me disa foto.
29-vjeçarja ndau me miliona ndjekësit në “Instagram” një sërë fotografish nga udhëtimi i saj i fundit në Paris. Bukuroshja me origjinë argjentinase duket mjaft e relaksuar, ndonëse bashkëshorti i saj vijon punën në Arabinë Saudite.
Në një prej pozave në fjalë, Georgina zbuloi këmbët e saj të gjata, teksa pozoi me një fustan të shkurtër ulur në një sedilje, e veshur me çizme dhe nuanca të zeza deri te gjuri.
Te seti i dytë kemi një pamje nga afër të një çante të vogël ngjyrë vjollcë dhe një dore, e cila kishte një unazë të madhe diamanti në të, shoqëruar me një mori bizhuteri të tjera të shtrenjta.