Gjithçka nisi me një ‘unfollow’ në Instagram, Selena Gomez tregon nëse ka mosmarrëveshje me Dua Lipa-n!
0
0
Së fundmi këngëtarja e njohur Selena Gomez ka reaguar për thashethemet se ajo ka mosmarrëveshje me Dua Lipa-n pasi e bëri ‘unfollow’ në Instagram. 31-vjeçarja vendosi që më në fund të fliste për këtë pasi u shfaq në kopertinën e edicionit të fundit të “Fast Company”. Selena tha se:
“Ndodhi aksidentalisht. Po hiqja disa njerëz nga Instagrami im. Pastaj dikush më thirri dhe më tha: ‘Çfarë ndodhi me Dua-n’?”, tha ajo.
Menjëherë pas kësaj, Selena e mbështeti publikisht Dua-n për të treguar se nuk kishte asnjë mosmarrëveshje mes tyre. Ajo postoi një foto me një fustan me model fluturash “Versace” me mbishkrimin: “Një moment i vogël Versace/Dua.”