Home ShowBiz Kardashian mbi konfliktin Izrael-Palestinë: Miqtë hebrenj kanë mbështetjen time
Kardashian mbi konfliktin Izrael-Palestinë: Miqtë hebrenj kanë mbështetjen time
0

Kardashian mbi konfliktin Izrael-Palestinë: Miqtë hebrenj kanë mbështetjen time

0
0

Modelja, Kim Kardashian lëshoi një deklaratë të gjatë së fundmi mbi konfliktin në mes të Palestinës dhe Izraelit.

“Një mesazh për miqtë dhe familjen time hebreje. Unë ju dua dhe ju mbështes”, shkroi në Instagram miliarderja e markës “Skims”, 42 vjeçe.

“Kam dëgjuar se sa të frikësuar mund të ndiheni gjatë kësaj kohe. Dhe unë dua që ju të dini se nuk jeni vetëm në këtë”, shtoi ajo.

Komentet janë çaktivizuar në postim.

Nëna e katër fëmijëve vazhdoi: “Po më thyhet zemra duke parë videot e këtyre foshnjave dhe familjeve që terrorizohen dhe vriten para gjithë botës”.

“Si qenie njerëzore me zemër, si mund të mos jetë dikush i shkatërruar nga këto imazhe të tmerrshme që ne nuk do të mund t’i shohim kurrë? Terrorizmi brutal ka marrë jetë të pafajshme dhe tani civilët izraelitë dhe palestinezë po vuajnë dhe po paguajnë çmimin më të madh që ekziston”, tha tutje Kim.

Ajo e përmendi edhe faktin se është me origjinë nga Armenia, një vend i përfshirë po ashtu në konflikt të armatosur me Azerbajxhanin.

“Si armene, unë jam veçanërisht e ndjeshme ndaj këtyre çështjeve, sepse kam folur për gjenocidin armen prej vitesh, dhe tani pas muajsh bllokadë me mbulim minimal mediatik dhe pa mbështetje të jashtme, armenët janë viktima të një spastrimi etik”, shkroi Kardashian.

“Ata në këtë moment po vuajnë gjithashtu nga një krizë ekstreme humanitare dhe ka ende të burgosur lufte që mbahen robër ose të zhdukur. Pavarësisht se kush tha se jeni apo si jeni shkaktuar nga këto tmerre të këtyre ditëve të fundit. Zemrat tona duhet të kenë gjithmonë hapësirë dhe dhembshuri ndaj viktimave të pafajshme të kapur në pikën e luftës për pushtetin, politikën, fenë, racën dhe përkatësinë etnike”, shtoi ajo.

Kim nuk është e vetmja nga familja Kardashian e Jenner që ka folur për sulmin e Hamasit.

Kylie Jenner, 26 vjeçe, postoi – por më pas e fshiu postimin shpejt – një mesazh pro-izraelit në Instagram.

Miliarderja e “Kylie Cosmetics” u komentua nga disa prej 400 milionë ndjekësve të saj, shumë prej të cilëve e kërkuan që të mos përfshihej në politikë.

Të tjerë spekuluan se postimi mund të ketë shkaktuar tension mes Jenner dhe supermodeles Bella Hadid, 26 vjeçe, një mbështetëse e gjatë e të drejtave palestineze.

Babai i Hadid, Mohamed, është palestinez.

Ndërkohë, Kris Jenner, 67 vjeç, postoi – dhe vazhdoi – të njëjtin mesazh si Kylie në Instagram.

Të famshëm të tjerë, duke përfshirë Amy Schumer, Mark Hamill, Madonna, Ashley Tisdale, Amar’e Stoudemire, Liev Schreiber, si dhe Natalie Portman dhe Gal Gadot, të cilët të dy kanë lindur në Izrael, kanë folur për konfliktet.

Linku: https://nypost.com/2023/10/11/kim-kardashian-demands-compassion-for-victims-amid-israel-palestine-war/

Foto: https://www.instagram.com/kimkardashian/?hl=en