Historia e Getinjos dhe Vivien dhe pse ka marë fund vijon të bëjë zhurmë në titujt rozë.
Pak ditë më parë modelja deklaroi se arsyeja e ndarjes ishte varësia e këngëtarit ndaj bixhozit.
Getinjo reagoi duke e përgënjështruar se Vivien po e bën gjithçka për vëmendje.
Pas gjithë lëmshit mediatik ai ka reaguar me një status në rrjete sociale.
“Po i lëmë shakatë anash. Ju lus të gjithëve që më ndiqni dhe më njihni, mos e bëni të madhe punën e ish-lidhjes time edhe të gjitha ngjarje që kanë ndodhur muajt e fundit.
Jeta vazhdon, ju kisha lutur që ta lini rehat edhe personin që kam qenë me të por edhe mua. Mos e fyeni askënd mos e zmadhoni çdo gjë edhe postimet e mia nëpër rrjete sociale nuk lidhjen me lidhjet e mia dashurie”, u shpreh ai.
Linku: https://www.instagram.com/getinjo/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/getinjo/