Këngëtarja, Taylor Swift mbushi një “hapësirë boshe” në tapetin e kuq të premierës së “Taylor Swift: The Eras Tour Concert Film” në Los Anxhelos të mërkurën e 11 tetorit.
Siç shihet në videot e postuara në rrjetet sociale, këngëtarja ka bërë një surprizë – edhe pse shumë të pritur – duke u paraqitur në event me një fustan blu pa rripa.
Ajo ka pozuar për foto me kërcimtarët dhe mbështetësit e saj të “Eras Tour” përgjatë tapetit.
“Nuk mund t’ju falënderoj sa duhet që dëshironi të shihni këtë film që tregon aq gjallërisht aventurën time të preferuar në të cilën kam qenë ndonjëherë pjesë: The Eras Tour”, shkroi Swift në Instagramin e saj pak para fillimit të premierës.
“Dhe pjesa më e mirë është se është një aventurë në të cilën jemi ende bashkë”, shtoi ajo.
Premiera u mbajt në “The Grove”, një kompleks i pasur tregtar që përfshin një kinema AMC me shumë ekrane.
Qendra tregtare në ajër të hapur ishte e mbyllur për blerësit gjatë gjithë ditës pasi po bëheshin përgatitjet për premierën.
Linku: https://www.today.com/popculture/movies/taylor-swift-eras-tour-concert-film-premiere-rcna120028