Ky videoklip i përngjan shumë atij të Madonës të titulluar “Frozen” i vitit 1998.
Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, pasi klipi i përket këngës më të re të vajzës së madhe të Madonës, Lourdes Leon, i titulluar “Spelling”.
26-vjeçarja e publikoi hitin e saj më të ri këtë të mërkurë. Jo pa qëllim, klipet kanë ngjashmëri, pasi siç shkroi ajo vetë në Instagram, kënga i thur elozhe hitit të të ëmës “Frozen” që për të është një vepër arti që nuk i ikën kurrë koha.
E njohur me emrin e saj të artit Lolahol, ajo ka vendosur ta ndjekë të ëmën në çdo detaj. Madje në klipin e ri, ajo guxon dhe shfaqet krejtësisht e zhveshur, sikurse ka bërë gjithë jetën mamaja e saj nëpër performancat artistike.
Linku: https://independent.ng/madonnas-daughter-recreates-moms-frozen-music-video/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/madonna/?hl=en