Home ShowBiz E komentoi negativisht performancën e tij të kërcimit, Ronaldo shpërthen ndaj gazetares shqiptare
E komentoi negativisht performancën e tij të kërcimit, Ronaldo shpërthen ndaj gazetares shqiptare
0

E komentoi negativisht performancën e tij të kërcimit, Ronaldo shpërthen ndaj gazetares shqiptare

0
0

Paloma ka qenë e ftuar së fundmi në DWTS Fan Club ku komentoi performancat e konkurrentëve në kërcim.

Në një moment Paloma u ndal tek Ronaldo ku u shpreh se bën mirë të prezantojë programin “Mos i bjer me top” sepse kërcimi nuk është fusha e tij.

Paloma shtoi se kur dikush nuk e zotëron vetë një aftësi të tillë nuk ka as përse të paragjykojë të tjerët.

Pas kësaj deklarate menjëherë në rrjet ka ardhur një reagim nga vetë Ronaldo.

“Paloma, fansja ime më e zjarrtë. Unë e kam pëlqyer dhe duartrokitur gjithmonë punën tënde. Kjo nuk do të thotë që ti të pëlqesh me patjetër gjërat që bëj unë. Por realisht nuk e kuptova nga të dilte gjithë ai mllef kur po flisje në “DWTS”. Ti mund të kritikosh, siç bëj edhe unë por pa mllef. Ka vend për të gjithë. Sa më i pastër shpirti, aq më shumë shkëlqen fytyra. Kur nuk ke operacione plastike sigurisht.”

Linku:https://www.instagram.com/ronaldo.sharka/

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/p/CxvhKMBtFOr/

tags: