Si janë rritur çmimet e iPhone që nga i parë e deri më sot, te 15 Pro Max
Me çmime që fillojnë nga 1199 dollarë , iPhone 15 Pro Max i ri që Apple zbuloi së fundmi është celulari më i shtrenjtë që kompania ka nxjerrë në treg deri më tani.
Zyrtarisht, Apple deklaron se çmimi i modelit Pro Max me 256 GB memorie është i njëjtë me vitin e kaluar.
Por meqenëse kompania ka vendosur të heqë modelin më të lirë 128 GB, rrjedhimisht ka rritur çmimin minimal që dikush duhet të paguajë për të marrë një Pro Max me 100 dollarë në krahasim me vitin e kaluar.
Vihet re se iPhone 15 fillon nga 799 dollarë dhe iPhone 15 Plus me përmasa më të mëdha nga 899 dollarë.
Grafiku i Axios tregon rritjen e ndjeshme të çmimeve të iPhone gjatë viteve të fundit.
Linku: https://www.counterpointresearch.com/insights/iphone-15-price-apple-incentivizing-older-base-upgrade/
Foto: Freepik.com