Home ShowBiz Për herë të parë Zhaku sqaron marrëdhënien e saj sot me Kiarën dhe Luizin
Për herë të parë Zhaku sqaron marrëdhënien e saj sot me Kiarën dhe Luizin
0

Për herë të parë Zhaku sqaron marrëdhënien e saj sot me Kiarën dhe Luizin

0
0

Në një intervistë së fundmi Zhaklin Lekatari ka folur gjerë e gjatë për raportin e saj me çiftin Kiara-Luiz. Gjatë “BBV” dimë që ajo është përplasur shpeshherë me dyshen.

Ky prononcim i Zhakut vjen pasi u shfaq si opinioniste në episodin e parë të “DWTS Fan Club” i cili drejtohet nga Kiara Tito.

Ndër të tjera Lekatari deklaroi se raportet mes tyre kanë qenë korrekte, dhe nuk kanë pasur asnjë diskutim për përplasjet në të kaluarën.

“Unë mora një ftesë për të qenë opinioniste në episodin e parë të DWTS Fan Club dhe sigurisht që e pranova. Nuk kisha pse të mos e pranoja. Patëm një marrëdhënie shumë korrekte, profesionale. Pa zhvillime në prapaskena. Nuk patëm kohë dhe as dëshirë as unë, as ajo që t’i riktheheshim ngjarjeve të së kaluarës”.

Zhaklin foli edhe për raportin me “partnerin e Kiarës”, Luizin.

“Ndërsa me partnerin e Kiarës, nuk kam pasur marrëdhënie që pas BBV dhe nuk ma merr mendja që do kem. Unë jam njeri që i qëndroj besnik vetes dhe mendimeve të mia”.

Pyetur për lajmet që qarkullojnë se mund të jenë të dy opinionistë në BBV 3, ajo tha se në këtë rast marrëdhëniet do jenë profesionale.

Linku: https://www.instagram.com/zhaklin.lekatari/?hl=en

Foto: https://www.instagram.com/zhaklin.lekatari/?hl=en