Britney Spears më në fund e pranon se e ka tradhtuar Justin Timberlake me balerinin Wade Robson
Këngëtarja, Britney Spears së fundmi ka pushtuar kryetitujt e mediave më shumë se kurrë më parë dhe e gjithë kjo si shkas i botimit të librit të saj të ardhshëm “The Woman In Me”.
Kësisoj, tanimë u zbulua se Britney e ka pranuar se ka tradhtuar ish të dashurin e saj, këngëtarin, Justin Timberlake me balerinin Wade Robson pas shumë vitesh thashetheme.
Ylli i popit, 41 vjeçe, po tregohet e sinqertë për jetën e saj private në faqet e librit të saj që do të publikohet më 24 tetor.
Thuhej se Britney dhe Justin u ndanë në vitin 2002 pas tre vitesh lidhje, sepse ajo nisi një romancë me koreografin australian Wade.
Justin më vonë publikoi këngën e tij të famshme “Cry Me A River”, e cila përfshin tekste që aludojnë për mashtrim.
“Ne ishim jashtë një natë dhe shkuam në një bar spanjoll. Kemi kërcye dhe unë u takova me të atë natë”, shkruan Britney.
Ajo gjithashtu shkruan se ajo i ishte besnike ndaj Justinit për vite me radhë “me një përjashtim”.
Ylli zbuloi se i tha Justin-it për puthjen e saj me Wade dhe ata ishin në gjendje ta kalonin atë dhe të qëndronin së bashku.
Linku; https://pagesix.com/2023/10/19/britney-spears-admits-she-cheated-on-justin-timberlake-with-wade-robson-in-memoir/