Home Business / Technology Më në fund, WhatsApp vjen me risinë që e prisnin të gjithë
Më në fund, WhatsApp vjen me risinë që e prisnin të gjithë
0

Më në fund, WhatsApp vjen me risinë që e prisnin të gjithë

0
0

 

WhatsApp ka bërë një ndryshim të madh duke prezantuar një opsion të ri që pritet të ndryshojë rrënjësisht mënyrën se si e përdorim aplikacionin e komunikimit.

Sipas njoftimit nga kompania “Meta”, tashmë përdoruesit do të kenë mundësi të “logohen” në dy llogari në të njëjtën kohë, dhe te i njëjti telefon. Kjo do t’i lejojë përdoruesve të flasin përmes dy llogarive të ndryshme, apo ta përdorin për të veçuar kontaktet e punës, nga ato të jetës reale.

“Kalimi përmes dy llogarive në WhatsApp, së shpejti do të mund të keni dy llogari WhatsApp në një telefon brenda aplikacionit”, njoftoi Mark Zuckerberg.

Linku: https://www.voxnews.al/english/aktualitet/whatsapp-prezanton-opsionin-e-ri-ndryshon-rrenjesisht-menyra-se-si-pe-i50662

Foto: Freepik.com

tags: