Home ShowBiz Maluma e jep konfirmimin, së shpejti do bëhet baba
Maluma e jep konfirmimin, së shpejti do bëhet baba
0

Maluma e jep konfirmimin, së shpejti do bëhet baba

0
0

Fillimi i marrëdhënies së artistit kolumbian, Maluma me Susana Gomez, një arkitekte kolumbiane e së njëjtës moshë nga jashtë sferës së famshme, doli në dritë në vitin 2021.

Kohët e fundit është përfolur për një ndarje të mundshme apo edhe martesë, me zërat e fundit që thonë se çifti janë në pritje të një fëmije dhe kjo doli të jetë plotësisht e vërtetë.

Është Maluma, emri i vërtetë i të cilit është Luis Londono Arias, ai që e konfirmoi se parnterja e tij, Gomez është në pritjen e ëmbël.

“Njerëzit e mi, kam një surprizë për ju sonte. Sot do të bëjmë premierën botërore të videos sime të radhës. Ju do të dëshmoni diçka që askush në këtë botë nuk po e sheh. Do të qëndroj këtu me ju dhe do ta shoh atë surprizë me ju”, shkroi ai në Instagram, karshi një videoje ku shihej Gomez duke zhvilluar procesin e ultrazërit.

Përndryshe, përveç disa momenteve shumë publike, ai lancoi albumin e tij “Don Juan” dhe u dha njerëzve shumë për të folur në lidhje me koncertet dhe performancat e tij.

Duket se një pjesë e rritjes së tij ka pasur edhe vendosjen e një marrëdhënieje solide me partneren, për këtë arsye u fol për martesë dhe ardhjen e mundshme të fëmijës së tij të parë.

Por, para se ai ta bënte të ditur, lajmi tashmë ishte bërë viral në Spanjë, teksa burime pranë tij konfirmuan se ai do të bëhet baba në vitin 2024.

Në podcastin e fundit të “Mamarazzis” me Laura Fa dhe Lorena Vazquez për El periodico de Barcelona, u shfaqën lajmet për një ndryshim të madh të jetës së Malumas.

Linku: https://www.etonline.com/maluma-reveals-hes-going-to-be-a-father-during-his-concert-in-washington-dc-213372

Foto: https://www.instagram.com/maluma/