Edona James ka shkaktuar jo pak zhurmë në rrjet me hyrjen në Big Brother Vip Kosova.
Edona ka rrëfyer ndryshimin e gjinisë dhe traumat që ka kaluar në këtë rrugëtim.
“Jam larguar nga shtëpia në moshën 12-vjeçare, nga 12 deri në 16 vjeç nuk e kam takuar nënën, nëna e ka ditur nga fillimi që nuk kisha dëshirë të isha djalë, nëna ka menduar se do të ndryshoj kur të rritem, vëllau vishej me rroba të burrave, unë gjithmonë vishja fustane.
Kur jam takuar me nënë në moshën 16-vjeçare kisha marrë hormone, nga mosha 12-vjeçare nisa të marrë hormone, e hormone ndërrohet trupi dhe me 16-vjeçe kam bërë gjoksin”, ka treguar mes lotësh Edona.
Sot ajo rrëfeu se ka një marrëdhënie të mirë me të ëmën. Po ashtu Edona tregoi se në moshë të vogël burri i tezes e ka rrahur brutalisht dhe kjo gjë ka lënë një trauma në jetën e saj.
Linku: https://www.instagram.com/bigbrothervipkosova/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/bigbrothervipkosova/