Home ShowBiz Vera Wang ndan ‘sekretin’ e rinisë
Vera Wang ndan ‘sekretin’ e rinisë
0

Vera Wang ndan ‘sekretin’ e rinisë

0
0

Vera Wang ka mundur ‘t’i shpëtojë’ procesit të plakjes edhe pse është 74-vjeç. Stilistja e njohur është komentuar gjatë në mediat sociale për shkak të pamjes së saj rinore e cila nuk korrespondon me moshën që ka.

E teksa shumë fansa aludojnë se cilat mund të jetë sekreti i formës së mirë fizike vetë 74-vjeçarja ka shuar kuriozitetin duke ndarë me publikun stilin e saj të jetesës. Duke folur për median rozë Page Six stilistja ka shpjeguar se i pëlqejnë shumë ushqimet Fast Food dhe i konsumon shpesh ato. Ëmbëlsirat janë po ashtu mëkati tjetër i Vera Wang.

Kjo nuk është hera e parë që Vera Wang flet publikisht për pamjen e saj. Në një intervistë të disa viteve më parë, stilistja u shpreh se puna e ka ndihmuar të ketë këtë formë të mirë fizike. “Kam punuar gjithë jetën time. Mendoj se puna ju mban të rinj dhe mjaft aktiv”, shprehej ajo.

Linku: https://www.instagram.com/verawang/

Foto: https://www.instagram.com/verawang/