Home ShowBiz Rebecca Loos sulmon David Beckham/ Dyshja thuhet se kishin një lidhje dashurie në vitet 2000
Rebecca Loos sulmon David Beckham/ Dyshja thuhet se kishin një lidhje dashurie në vitet 2000
0

Rebecca Loos sulmon David Beckham/ Dyshja thuhet se kishin një lidhje dashurie në vitet 2000

0
0

Emri i Rebecca Loos është kthyer në qendër të vëmendjes pas publikimit të dokumentarit të Netflix për David Beckham.

Loos u bë e famshme në mesin e viteve 2000 kur u përfol se ishte në një lidhje dashurie me ish-mesfushorin e Real Madridit, gjë që tronditi në atë kohë jo pak fansat.

Beckham nuk e ka pranuar kurrë këtë marrëdhënie jashtëmartesore, e cila u diskutua edhe në dokumentar, veçanërisht me gruan e tij Victoria e cila shpjegoi se sa shumë probleme i kishte sjellë kjo çështje martesës së tyre.

Megjithatë, Loos, mendon se Beckham po luan rolin e viktimës në këtë histori.

“Unë e kuptoj se ai ka një imazh për të ruajtur, por ai po e portretizon veten si viktimë dhe po më bën të dukem si një gënjeshtare, sikur e kam sajuar vetë këtë histori”, është shprehur ajo për Daily Mail.

“Mendoj se është një gjë të mbash jetën private për vete, është tjetër gjë të mashtrosh publikun”, ka vijuar ndër të tjera ajo.

David dhe Victoria Beckham janë të martuar që nga Korriku i vitit 1999 dhe kanë 4 fëmijë së bashku.

Linku: https://www.dailymail.co.uk/tvshowbiz/article-12610039/Rebecca-Loos-issues-update-targeted-cruel-trolls-David-Beckham-Victoria-spoke-affair-Netflix-show.html

Foto: https://www.instagram.com/davidbeckham/