Home Business / Technology Instagram dhe Facebook paditen për dëmtim të shëndetit mendor
Instagram dhe Facebook paditen për dëmtim të shëndetit mendor
0

Instagram dhe Facebook paditen për dëmtim të shëndetit mendor

0
0

Dhjetëra shtete të SHBA kanë paditur platformën Meta që ka nën zotërim “Instagram” dhe “Facebook”, pasi po shkaktojnë krizë të shëndetin mendor tek të rinjtë duke i bërë ata edhe më të varur nga rrjetet sociale. Në padinë e paraqitur nga prokurorët e përgjithshëm të 33 shteteve, duke përfshirë Kaliforninë dhe Nju Jorkun, Meta ka përdorur metoda nga më të ndryshmet për të krijuar varësi tek përdoruesit duke fshehur rreziqet thelbësore dhe se ka thyer ligjet për mbrojtjen e konsumatorëve.

Meta ka shfrytëzuar teknologji të fuqishme dhe të paprecedentë për të joshur dhe përfundimisht për të futur në grackë të rinjtë dhe adoleshentët. Motivi i saj është fitimi, thuhet në ankesën të paraqitur në gjykatën federale të Oakland, Kaliforni”.

Gjithashtu në padi thuhet se kompania mblodhi të dhëna për fëmijët nën moshën 13 vjeç, duke shkelur detyrimet e saj sipas Ligjit për Mbrojtjen e Privatësisë në Internet të Fëmijëve. Pasi është njohur me padinë e dhjetëra shteteve amerikane, zëdhënësi i kompanisë “Meta” ka deklaruar se gjithnjë kompania ka ofruar adoleshentëve përvoja të sigurta dhe pozitive në internet. Ndër të tjera në deklaratën e kompanisë thuhet se kanë krijuar standarde të larta të përshtatshme për fëmijët për shumë aplikacione që përdorin.

Se Instagrami po dëmton shëndetin mendor të të rinjve, kontestohet nga Meta. Thjesht nuk është e saktë që ky studim tregon se Instagrami është “toksik” për adoleshentët. Hulumtimet tregojnë se shumë adoleshentë mendojnë se përdorimi i Instagramit i ndihmon ata kur janë duke luftuar me momente të vështira”, shprehet Meta.

Linku; https://abcnews.go.com/Health/facebook-instagram-harm-young-peoples-mental-health-lawsuit/story?id=104250549

Foto:Freepik.com

tags: