Anëtarja e gurpit të njohur muzikor “Blackpink”, Jisso i ka dhënë fund romancës me aktorin Ahn Bo-Hyun pas 3 muaj së bashku. Lajmi është konfirmuar nga kompania që menaxhon grupin muzikor në një deklaratë të gjatë për shtyp. Mësohet se shkak për ndarjen është bërë orari i ngjeshur i dyshes.
Lidhja e dashurisë së Jisoo dhe Ahn u bë publike për herë të parë në gusht, pasi një media koreane raportoi për romancën e tyre.
Gjatë atij muaji kompania YG Entertainment konfirmoi se lidhja e tyre ishte në një fazë njohjeje dhe kërkoi që fansat të respektonin privatësinë e tyre .
Ahn Bo Hyun është i famshëm për pjesëmarrjen në dramat e njohura koreane.Nga ana tjetër Jisso është pjesë e grupit Blackpink që doli për herë të parë në vitin 2016 dhe janë bërë një nga grupet më të suksesshme të vajzave në botë.
Grupi ka bashkëpunuar me emra të njohur të muzikës si Lady Gaga, Selena Gomez, Dua Lipa dhe Cardi B.