A do të ketë një rikthim të fuqishëm të Rihanna-s në botën e muzikës vitin e ardhshëm apo jo?
Kjo është dilema e madhe që i shqetëson por edhe ka krijuar konfuzion mes qindra miliona fansave të saj.
Në fundjavë qarkulluan lajme se ylli i “R’n’B” po përgatitet t’i rikthehet botës së muzikës vitin e ardhshëm me 2 albume të reja dhe me një turne.
Për këtë po përgatiste një kontratë me vlerë 37 milionë Euro me kompaninë “live nation” që organizon turnetë e figurave të muzikës botërore.
Megjithatë, burimet pranë saj thanë për mediat amerikanë se Rihanna nuk ka planifikuar asgjë. Edhe nëse ka ndërmend – thanë burimet – është herët për detaje të tilla si kontratat.
35-vjeçarja u bë nënë për të dytën herë, në muajin Gusht, kur solli në jetë vajzën e saj dhe ka shumë angazhime të tjera për të planifikuar një rikthim në botën e muzikës, ku mungon prej 7 vitesh.
Linku: https://www.marieclaire.com.au/rihanna-new-album-world-tour-dates