Home ShowBiz Pse u rikthyen në Shqipëri, Big Basta flet me detaje për vendimin
Pse u rikthyen në Shqipëri, Big Basta flet me detaje për vendimin
0

Pse u rikthyen në Shqipëri, Big Basta flet me detaje për vendimin

0
0

Prej pak kohësh Big Basta dhe Vesa Luma kanë lënë Zelandën e Re, për të vazhduar jetën në Shqipëri.

Në çdo dalje të tyre ata ndeshen me pyetjen pse u kthyet?

Në një intervistë për “Live from Tirana” , Big Basta ka treguar rreth vendimit për t’u rikthyer në Shqipëri.

“Doja të isha aty ku fillon bota. Ne që të vegjël jemi përpunuar për t’u larguar nga Shqipëria, që kur mësojmë gjuhët e huaja. Nuk na ka përgatitur njeri për të ndenjur në Shqipëri.

E kuptova duke qëndruar andej se sa e rëndësishme ishte Shqipëria. Në Zelandën e Re kanë një politikë të jashtëzakonshme, të thonë që do ta duash shumë vendlindjen tënde.

Ne si popull kemi të mirat dhe të këqijat tona si çdo popull tjetër. Unë u riktheva dhe së bashku me Vesën kemi vendosur të rrisim pasionin tonë sa i përket muzikës si dhe duam që djali të perfeksionojë gjuhën shqipe. Të rrijë me gjyshërit dhe njerëzit e tij të afërm”.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=GIwZfbZkJHI&list=PLqS_HtsZyPkiTe3yoMNCo0zs6G6UD2zNL

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/vesaluma/

tags: