Home ShowBiz Olta Gixhari emocionohet nga fjalët që tha aktori i madh për të
Olta Gixhari emocionohet nga fjalët që tha aktori i madh për të
0

Olta Gixhari emocionohet nga fjalët që tha aktori i madh për të

0
0

Olta Gixhari emocionohet nga fjalët e aktorit të madh për të.

Olta ka marrë një vlerësim tepër të madh nga aktori i njohur, Luan Jaha, i cili është gjithashtu pjesë i kastit të filmit “Në Kuadër të Dashurisë”. Në një intervistë të dhënë së fundmi, Jaha ka thënë fjalë që e kanë emocionuar Olta Gixharin.

“Kam patur ëndërr të punoj me Olta Gixharin, si unë edhe ajo dhe na ra fati që të bashkëpunojmë këtu. Eshtë një aktore e madhe. Mjerisht në botën tonë të vogël, ajo duhet të kishte patur mbi 50 filma me role kryesore në perëndim. Gjynah që ai kapacitet i tillë të mbesë në hije”.
Olta e ka postuar këtë pjesë të intervistës së aktorit të njohur në profilin e saj të Instagramit, bashkangjitur të cilit ka shkruar:

“Të dëgjosh këto fjalë nga një pedagog i madh i mjeshtërisë së Aktorit dhe nga një Aktor i shkëlqyer, më vjen të qaj. Faleminderit Luan Jaha”.

Linku: https://www.instagram.com/oltagixhari/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/oltagixhari/