I martuar me motrën e saj, Travis Barker flet për pëlqimin e dikurshëm ndaj Kim Kardashian
Kim dhe Kourtney Kardashian kanë patur debate herë pas here në ekran. Megjithatë, fansat kanë një teori se marrëdhëniet e tensionuara mes tyre kohët e fundit janë ndikuar nga disa deklarata të partnerit të Kourtney, Travis Barker.
Deklaratat e tij për Kim, të cilën e quan “tërheqëse” janë bërë virale. Në vitin 2016, në librin e tij ”Can I Say”, Barker rrëfen se e ka takuar Kim në vitin 2006 gjatë kohës që ai dilte me Paris Hilton ndërsa ajo ishte asistentja e saj. Po atë vit, nëpërmjet Kim, Travis u njoh me Kourtney e cila sot është gruaja e tij por lidhja erdhi më shumë se një dekadë më vonë, në vitin 2021.
Në librin e tij, Barker shkruan se “e shihte Kim fshehurazi” dhe mendonte se ishte “shumë seksi”. “Ju mund të mendoni se unë bëja gjërat më të këqija me të për shkak të videokasetave, por ishte e kundërta e çdo njohjeje që kam patur me të tjerat”.
Ai thotë se dilnin shpesh për dreka e darka dhe shton: “me Kim, doja të isha një xhentëlmen. Ishte shumë e çuditshme”.
Në 2015, një vit përpara publikimit të librit ai dha një deklaratë të ëmbël për Kim: “Si mund të mos ia ngulësh sytë? Më pëlqente të dilja me Paris, por vdes për vajzat e kolme. Kim ishte e bukur për t’u parë. Nuk tregova në asnjë lloj mënyre mungesë respekti ndaj Paris, por isha i tërhequr nga Kim”.
Këto deklarata të vjetra nisën të bëheshin virale në rrjete sociale, sidomos pas incidentit të shtatzënisë së Kourtney në Shtator. Shumë njerëz mendojnë se pëlqimi i tij i dikurshëm ndaj Kim mund të ketë qenë shkaku i zënkave mes motrave, por Travis e mohoi këtë teori. Ai e cilësoi “qesharake” dhe shtoi se gruaja e tij nuk ka asnjë mëri për komentet e shkuara.
Linku: https://www.yahoo.com/entertainment/travis-barker-denies-former-crush-120323959.html