Aktori, Channing Tatum dhe aktorja, Zoe Kravitz nuk janë më vetëm duke e shijuar romancën e tyre, sepse dyshja janë fejuar tanimë.
Aktori i “Magic Mike”, 43 vjeç, dhe aktorja e “Batman”, 34 vjeçe, janë në lidhje për dy vjet që kur thuhet se kanë punuar së bashku në një film.
Kravitz thuhet se u pa duke ngjitur një unazë fejese, ndërsa çifti merrte pjesë në festën e “Halloween-it” të modeles Kendall Jenner.
Duke folur në një intervistë në GQ në nëntor të vitit të kaluar, Kravitz dha komplimentet më të mira mbi Tatum, duke e përshkruar atë si një “njeri të mrekullueshëm”.
Çifti u takua pasi ajo e përzgjodhi Tatum në filmin e saj, kur po bënte debutimin e saj si regjisore në “Pussy Island”.
Gjatë xhirimeve ajo e përshkroi atë si “mbrojtësin” e saj dhe “me të vërtetë të mrekullueshëm dhe të ëmbël”.
“Unë mendoj se nëse mund ta bëni diçka të tillë së bashku, është një test i mirë. Dhe ne dolëm edhe më të fortë”, tha Kravitz.
Foto: instagram.com/channingtatum/