Einxhel dhe Dagz janë një nga çiftet më të komentuar të showbizit. Ndjekësit shpesh kanë kuriozitet për raportin e tyre.
Në një intervistë të dhënë së fundmi, Eixhel Shkira ka treguar një ndër sakrificat më të mëdha që Dagz ka bërë kur ajo ishte shtatzënë.
Moderatorja ka treguar se i ka shumë qejf hamburgerat e Kosovës dhe gjatë kohë që ishte në pritje të ëmbël të Trev, asaj i kishte shkuar mendje të hante këtë lloj ushqimi dhe si pasojë Dagz i është dashur të udhëtojë nga Kosova në Tiranë, për t’i sjellë Einxhel ushqimin e saj të preferuar.
“Hamburgerat e Kosovës, i kam shumë qejf, mbaroj. A e di që në shtatzani, Dagzi i shkretë detyrohet që të mi sillte nga Kosova në Shqipëri? Ka ardhur një herë dhe e ka vendosur hamburgerin në sediljen e makinës dhe ka ndezur ngrohësen që të ma sillte hamburgerin e ngrohtë nga Prishtina në Tiranë, se ma kishte dhënë truri për hamburgera”, ka rrëfyer Einxhel.
Linku: https://www.instagram.com/einxhel_shkira/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/einxhel_shkira/