Home ShowBiz Einxhel zbulon sakrificën më të madhe që ka bërë Dagz kur ajo ishte në pritje të ëmbël
Einxhel zbulon sakrificën më të madhe që ka bërë Dagz kur ajo ishte në pritje të ëmbël
0

Einxhel zbulon sakrificën më të madhe që ka bërë Dagz kur ajo ishte në pritje të ëmbël

0
0

Einxhel dhe Dagz janë një nga çiftet më të komentuar të showbizit. Ndjekësit shpesh kanë kuriozitet për raportin e tyre.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, Eixhel Shkira ka treguar një ndër sakrificat më të mëdha që Dagz ka bërë kur ajo ishte shtatzënë.

Moderatorja ka treguar se i ka shumë qejf hamburgerat e Kosovës dhe gjatë kohë që ishte në pritje të ëmbël të Trev, asaj i kishte shkuar mendje të hante këtë lloj ushqimi dhe si pasojë Dagz i është dashur të udhëtojë nga Kosova në Tiranë, për t’i sjellë Einxhel ushqimin e saj të preferuar.

“Hamburgerat e Kosovës, i kam shumë qejf, mbaroj. A e di që në shtatzani, Dagzi i shkretë detyrohet që të mi sillte nga Kosova në Shqipëri? Ka ardhur një herë dhe e ka vendosur hamburgerin në sediljen e makinës dhe ka ndezur ngrohësen që të ma sillte hamburgerin e ngrohtë nga Prishtina në Tiranë, se ma kishte dhënë truri për hamburgera”, ka rrëfyer Einxhel.

Linku: https://www.instagram.com/einxhel_shkira/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/einxhel_shkira/

tags: