Në një vit suksesesh, por Taylor Swift nuk ndalet me kaq. Albumi i saj “1989”ka thyer rekorde duke u bërë albumi më i shitur në Mbretërinë e Bashkuar për këtë vit.
“1989” i cili përmban 21 këngë u shit plotë 184 mijë herë javën e kaluar, më shumë se dyfishi i shitjeve në krahasim me albumin origjinal të 2014-ës.
Është i vetmi album i lëshuar këtë vit që thyen rekorde në një javë të vetme dhe është i 11-ti i Swift-it që mban numrin një në Mbretërinë e Bashkuar.
Albumi i ri përmban gjithashtu edhe pesë këngë të papublikuara më parë. Swift ka parë sukses të ngjashëm në SHBA, ku 1989 ka shitur 1.1 milion kopje që nga publikimi i tij të premten e kaluar duke tejkaluar publikimin e albumit Midnights në vitin 2022.
Swift mbajti turneun më të madh të vitit 2023 që grumbulloi 300 milionë dollarë. Javën e kaluar, ylli u shpall miliardere nga Bloomberg, i cili vlerësoi se pasuria e saj neto ishte 1.1 miliardë dollarë.
Vetëm tre muzikantë të tjerë kanë arritur statusin e miliarderit – Rihanna, Beyoncé dhe Jay-Z. Megjithatë, Swift është e para që e ka arritur këtë arritje bazuar vetëm në muzikë, pasi pasuria e rivalëve të saj përfshin sipërmarrje, modë, produkte kozmetike etj.