Dy banoret e BBVK janë përplasur keq me njëra-tjetrën në shtëpinë vip.
Edona dhe Vesa janë përplasur ashpër ndërsa mes vajzave nuk kanë munguar as ofendimet.
Në një moment Edona i tha Vesës “nëse thua edhe një herë ta thyej kokën, ta thyej unë ty”.
“Ti je paranojake, normal që nuk ke burrë”, i tha Edona.
Ndërsa, Vesa iu kundërpërgjigj duke i thënë se Edona ka “37 vjet dhe ende është e pa martuar”. Gjatë debatit Edona ka shpërthyer në lot pas deklaratës që Vesa bëri për familjen.
“Shyqyr kam familje, jo si ti, unë e kam me edukim, jo si ti”, ishte deklarata e Vesës drejtuar Edonës.
Edona është prekur keq ku ka shpërthyer në të qara pasi Vesa e preku në pike të dobët.
Linku: https://www.instagram.com/bigbrothervipkosova/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/bigbrothervipkosova/