Jennifer Lopez ka promovuar pijen e saj alkoolike të quajtur Delola përmes kësaj video ku këngëtarja shihet në formën më të mirë fizike. J.Lo reklamoi pijen e veshur me një fustan të gjatë ngjyrë jeshile dhe aq mjaftoi që mediat fansat në rrjetet sociale të komplimentonin fizikun e tonifikuar të artistes në moshën 54-vjeçare.
Por nuk ishte vetëm pamja fizike ajo që u komentua nga ndjekësit, por edhe fakti se partneri i saj Ben Affleck nuk e ka kaluar tërësisht betejën me alkoolin. Kur ajo nxori për herë të parë këtë pijë ajo mori kritika të pafundme nga fansat duke qenë se vetë këngëtarja kishte lobuar për një stil jetese mjaft të shëndetshëm ndërsa kishte pohuar shpesh herë që nuk është pijedashëse.
Në këto kushte shumë fansa besuan se kjo ishte asgjë më tepër se një formë për të fituar para pa menduar për impaktin në publik.
Linku: https://www.cbsnews.com/news/jennifer-lopez-delola-spritz-alcohol-ben-affleck-george-clooney/