Home ShowBiz Sfidat dhe vështirësitë mbi karrierën e Barbra Streisand-it
Sfidat dhe vështirësitë  mbi karrierën e Barbra Streisand-it
0

Sfidat dhe vështirësitë mbi karrierën e Barbra Streisand-it

0
0

Kur këngëtarja dhe aktorja amerikane, Barbra Streisand ishte 17 vjeçe dhe jetonte larg shtëpisë për herë të parë, ajo i vuri vetes një objektiv.

“Duhet të bëhem e famshme”, tha ajo me vete, “vetëm që të mund të bëj dikë tjetër të më rregullojë shtratin”.

“Nuk mund t’i kuptoja kurrë ato qoshe”, qesh ylli, duke kujtuar ato ambicie rinore, shkruan BBC, transmeton AlbanianPost.

“Por, e dini, ishte më emocionuese të ëndërroja të bëhesha e famshme sesa realiteti. Unë jam një person shumë privat”, ka shtuar Streisand.

Është një mësim që ajo e ka marrë herët. Kur ajo erdhi për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar, në vitin 1966.

“Barbra Streisand përfaqëson një triumf të aurës mbi pamjen. Hunda e saj është shumë e gjatë, gjoksi i saj shumë i vogël, ijet e saj shumë të gjera. Megjithatë kur ajo del para një mikrofoni ajo kapërcen brezat dhe kulturat”, shkruan tutje revista.

Mediat kishin një fiksim të çuditshëm për pamjen e saj që në fillim. Ajo u quajt një “antengrënëse e dashur” me një “hundë të pabesueshme”, që i ngjante “një gazele miopike”.

Linku: https://brightside.me/articles/how-barbra-streisands-husband-helped-her-to-overcome-childhood-insecurities-after-being-called-ugly-812492/

Foto: https://www.instagram.com/barbrastreisand/