Home ShowBiz Drejtori kreativ i Moschino ndërron jetë vetëm 9 ditë pas marrjes së detyrës
Drejtori kreativ i Moschino ndërron jetë vetëm 9 ditë pas marrjes së detyrës
0

Drejtori kreativ i Moschino ndërron jetë vetëm 9 ditë pas marrjes së detyrës

0
0

Stilisti italian Davide Renne, drejtori i ri kreativ i Moschino ka ndërruar jetë në moshën 46-vjeçare, thuhet në deklaratë zyrtare të kompanisë mëmë të markës, Aeffe SpA.

Caktimi i Renne si drejtori i ri kreativ i shtëpisë së modës u njoftua më 16 Tetor. Ai e mori detyrën më 1 Nëntor dhe ndërroi jetë vetëm 9 ditë më vonë, më 10 Nëntor.

“Nuk ka fjalë për të përshkruar dhimbjen që po përjetojmë në këtë periudhë dramatike”, shkruhet në një deklaratë të kryetarit të Aeffe SpA, Massimo Ferreti. “Davide na u bashkua vetëm pak ditë më parë kur një sëmundje e papritur e mori shumë shpejt prej nesh. Ende s’mund ta besojmë atë që ka ndodhur”.

Koleksioni i parë i Moschino i realizuar nën drejtimin e Renne do të debutonte në Milano në Shkurt 2024. Renne ishte shef i departamentit të veshjeve të grave te Gucci më parë dhe u përzgjodh për të zëvendësuar Jeremy Scott, i cili e kishte udhëhequr shtëpinë e modës për një dekadë.

Linku: https://apnews.com/article/moschino-creative-director-dies-davide-renne-4b70b86b7630c91ac42f8b143c44c14b

Foto: https://www.instagram.com/daviderenne/