The Beatles u rikthyen në krye të top listave muzikore në Mbretërinë e Bashkuar, me këngën që po thyen rekord “Now And Then”.
E cilësuar si kënga e fundit e Beatles, “Now And Then” përmban zërin e anëtarit të ndjerë John Lennon dhe është zhvilluar duke përdorur inteligjencën artificiale. Ai përmban gjithashtu pjesë të regjistruara nga anëtarët e tjerë të grupit Paul McCartney dhe Ringo Starr si dhe i ndjeri George Harrison.
Hiti i 18-të, i kthen The Beatles në krye të tabelës zyrtare të këngëve 60 vjet pas këngës së parë të grupit “From Me to You”. Ky sukses gjithashtu zgjeron rekordin e The Beatles si kënga që në pak kohë tanimë është më e dëgjuara.
“Është gjithashtu një moment shumë emocionues për mua. Më pëlqen!”, u shpreh McCartney .
Kënga është gjithashtu edhe më e shkarkura bazuar në shtatë ditët e para të saj, sipas Official Charts Company. Është gjithashtu kënga më e shitur deri më tani në Britani me më shumë se 19,400 kopje dhe më e transmetuara e Beatles në një javë, me 5.03 milionë transmetime.