0
0
Linda dhe deklaratat e saj për Bleron dhe Azemin kanë bërë lëmsh shtëpinë vip dhe audiencën.
Këngëtarja deklaroi se Blero e ka ftuar në hotel pak orë para se të futej në Big Brother.
Për Azemin ajo u shpreh se është i dashuruar me të.
Duket se Blero nuk e ka kapërdirë dot këtë deklaratë nga ana e saj të cilën e ka konsideruar shpifje.
Këngëtari ka paralajmëruar produksionin se do të largohet nëse nuk marrin masa.
Mes debatit të nxehtë të tyre, 45 vjeçari tha se “këtë të premte, ose ai ose Linda do largohen nga shtëpia”.
Mbetet për tu parë se çfarë do të ndodhë në vijim mes Lindës dhe Bleros pas këtyre deklaratave.
Linku:https://www.instagram.com/bigbrothervipkosova/
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/bigbrothervipkosova/