Elizabeth Debicki ka folur për portretizimin e Princesha Diana në serialin televiziv ” The Crown ” me rastin e premierës së sezonit të 6-të dhe të fundit.
Për revistën amerikane People aktorja e njohur është shprehur se ka mësuar shumë gjatë portretizimit të këtij personazhi.
“Nuk mendoj se mund të mësosh aq shumë sa kam mësuar për këtë personazh dhe se e vetmja gjë që ia vlen të bësh në jetë është të sjellësh dashuri në botë”, është shprehur ajo.
Ndër të tjera ajo ka shpjeguar se ky rol e mësoi më shumë për personalitetin që kishte princesha e ndjerë, vështëristë me të cilat u përball dhe mënyra se si ja doli t’i kapërcente ato.
Ndërsa në intervistat e hershme të saj ajo ka theksuar se portretizimi i princesh Dianës ka qënë një punë vërtet e pazakontë dhe e bukur, por gjithmonë ka ndjerë një përgjegjësi të madhe.
Pjesa e parë e sezonit të fundit të “The Crown”, me 4 episode do të dalë në ekran më 16 Nëntor në Netflix, me fokus ngjarjet rreth vdekjes së Princeshës Diana.
Ndërkohë, 6 epsiodet e fundit do të transmetohen më 16 Dhjetor.
Linku:https://abcnews.go.com/amp/GMA/Culture/elizabeth-debicki-depicting-princess-diana-final-days-crown/story?id=104849847