Margot Robbie dhe Jacob Elordi, dy nga yjet e rinj më të njohur tani në Hollywood, shkëlqyen në premierën e “Saltburn”.
Robbie mban rolin e producentes në film, i cili tregon një miqësi të pamundur midis dy studentëve, studentit të varfër e të sikletshëm Oliver, të portretizuar nga aktori, Barry Keoghan dhe playboy-t të pasur, aristocrat, Felix i portretizuar nga Jacob Elordi.
Kur Oliver pëson një tragjedi familjare, Felix e fton atë në rezidencën e tij familjare, Saltburn.Megjithatë, nuk është gjithçka ashtu siç duket pasi gjërat marrin një kthesë për keq në sallat e Saltburn. Filmi vjen me skenar të Emerald Fennell, e cila mori cmimin oskar për skenarin më të mirë origjinal për “premtimet nga gruaja e re” në 2021.E pyetur se nga vijnë idetë e saj, Fennell i tha Reuters:
“Do të doja ta dija. Zakonisht idete me vijne në mes të natës. Ndonjëherë keto largohen përsëri, por ne këtë rast nuk ndodhi kurrë. Mbeten me mua për vite dme rradhe derisa më në fund vednosa ti shkruaja”.
Sa I përket personazhit të luajtur nga aktori Jakob Elord, pasi pjesa e tij në film është dikush që lakmohet nga të gjithë rreth tij, ai u shpreh:
“Unë mendoj se pjesa më e mirë për Felix është se ai merr frymë duke qenë një objekt dëshire, por pjesa më e mirë është se ai nuk e di vërtet se ai është një i tillë, kështu që unë nuk isha vërtet i vetëdijshëm për të hyrë Brenda”.
“Saltburn” do të shfaqet në Mbreterine e Bashkuar dhe SHBA më 17 Nëntor.