Travis Scott ka thyer heshtjen lidhur me ngjarjen tragjike gjatë festivalit tragjik të Astroworld në vitin 2021.
Dhjetë persona humbën jetën dhe qindra të tjerë u lënduan gjatë koncertit në Hjuston, Teksas pasi turma vërshoi drejt skenës.
Në intervistën e tij të parë pas tragjedisë, Scott tha se ishte “tej mase i shkatërruar” nga humbja e jetëve.
“E mendoj gjithmonë”, tha ai për revistën GQ. “Ata fansa ishin si familja ime. E di, i dua fansat e mi në kulm. Ka momente kur gjërat vështirësohen dhe…po. Ti ndien për këta njerëz. Dhe familjet e tyre”.
Personat që humbën jetën nga asfiksmi i përkisnin moshave 9-27 vjeç. Reperi konfirmoi se një prej këngëve të tij në albumin e fundit, e titulluar “My Eyes” i kushtohet tragjedisë. Teksa ritmi drejt fundit të saj shtohet, Travis thotë:
“Më kujtohen ato net dhe krah meje shoh një det me njerëz që ecin me mua/Sikur ta dinin çfarë Scotty do bënte që të hidhej nga skena dhe të shpëtonte një fëmijë”.
“Kënga është emocionale… dhe ajo strofë është shumë domethënëse për mua”, shprehet ai.