Në Sevilja të Spanjës është mbajtur ceremonia e ndarjes së çmimeve Grammy që nderon yjet e muzikës latine.
Artistja Karol G u nderua me çmimin ‘Albumi i vitit’ ndërsa bashkëpunimi i Shakirës me BZRP i dha asaj dy çmime të rëndësishme ajo e këngës së vitit dhe kënga më e mirë pop.
Ishin artistët Luis Fonsi dhe Anitta që i dhanë çmimin artistes, që vitin e kaluar shkoi për këngëtaren e njohur Rosalía-s për albumin e saj Motomami.
Gjatë marrjes së çmimit Karolg G nuk harroi të falenderonte ekipin e saj që përgatiti albumin e suksesshëm “Manana Sera Bonito”.
“Jam e lumtur që kam këtu me mua disa nga personat që punuan me mua gjatë këtij procesi. Ky është një album shumë i veçantë që ndryshoi jetën time dhe më duket e pabesueshme që ndryshoi jetën edhe të shumë të tjerëve. Faleminderit të gjithëve.”
Ndërsa artistja e njohur Shakira ua dedikoi çmimin dy fëmijëve të saj Milan dhe Sasha.
“Këtë çmim dua t’ua dedikoj fëmijëve të mi, Milanit dhe Sashës, sepse u kam premtuar se do të jem e lumtur. U kam premtuar që do të kenë një mama që do të jetë vetëm e buzëqeshur , sepse e meritojnë. Duke filluar nga tani , po mendoj për të ardhmen dhe këngët që do të kompozoj, turnetë që do të nis”.
Në këtë ceremoni performuan edhe yje të tjerë të muzikës si legjenda e muzikës klasike Andrea Bocelli, këngëtari i njohur Peso Pluma dhe artsitja Rosalia.
Linku: https://www.marca.com/en/lifestyle/music/2023/11/17/655741db268e3ead3a8b459b.html