Home ShowBiz Akuzat ndaj Shakirës, arrin marrëveshje me prokurorët spanjollë
Akuzat ndaj Shakirës, arrin marrëveshje me prokurorët spanjollë
0

Akuzat ndaj Shakirës, arrin marrëveshje me prokurorët spanjollë

0
0

Ylli i pop-it Shakira ka rënë dakord për një marrëveshje me autoritetet spanjolle në ditën e parë të gjyqit ku ajo akuzohet për evazion fiskal. Shakira i tha kryetarit të trupit gjykues se e pranoi marrëveshjen e arritur me prokurorët.

Si pjesë e marrëveshjes që i jep fund gjyqit, prokuroria i ndryshoi dënimin nga burg, me gjobë, këngëtares. Shakira akuzohej se nuk i ka paguar qeverisë spanjolle 14.5 milionë euro taksa ndërmjet viteve 2012 dhe 2014.

Çështja varej nga vendi ku jetoi Shakira gjatë asaj periudhe. Bazuar në ligjin spanjoll, nëse një person kalon më shumë se 183 ditë të vitit në Spanjë, atëherë ai konsiderohen rezident fiskal e për rrjedhojë duhet t’i paguante shtetit taksë mbi të ardhurat, edhe nëse ato i fiton jashtë vendit.

Prokurorët në Barcelonë pretenduan se këngëtarja kolumbiane kaloi më shumë se gjysmën e asaj periudhe në Spanjë dhe për këtë arsye duhej të kishte paguar taksa mbi të ardhurat e saj në edhe pse rezidenca e saj zyrtare ishte ende në Bahamas.

Por ky nuk është i vetmi problem ligjor me të cilën përballet artistja. Shakira po përballet me një hetim të dytë për evazion fiskal por këtë herë gjatë vitit 2018. Autoritetet spanjolle kanë qenë të ashpra edhe me yjet e futbollit si Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo për mospagimin e plotë të taksave. Ish-yjet e Barcelonës dhe Real Madridit u shpallën fajtorë për evazion fiskal, por të dy shmangën dënimet me burg.

Linku: https://www.nytimes.com/2023/11/20/world/europe/shakira-tax-fraud-spain.html

Foto: https://www.instagram.com/shakira/