Ne të gjithë kemi një vend në jetën tonë ku kthejmë kokën nga ana tjetër dhe pretendojmë se gjithçka është në rregull. Psikologët e quajnë këtë injorancë të vullnetshme – akti i qëllimshëm i shmangies së informacionit që zbulon pasojat negative të veprimeve të tua.
Mund të jetë e natyrës personale, politike ose profesionale, por vetëm nën sipërfaqen e vetëdijshme, ne e dimë se veprimet tona nuk përputhen me vlerat e shpallura.
“Shembuj të injorancës së vullnetshme janë të shumta në jetën e përditshme,” thotë Linh Vu, kandidat për doktoraturë në Universitetin e Amsterdamit. “Ne donim të dinim se sa e përhapur dhe e dëmshme është injoranca e qëllimshme, si dhe pse njerëzit e përdorin.”
Për ta zbuluar, Vu dhe një ekip studiuesish kryen meta-analizën e parë mbi provat aktuale empirike të injorancës së vullnetshme dhe analiza u botua në Buletinin Psikologjik, një revistë e Shoqatës Amerikane të Psikologjisë.
Ata krahasuan rezultatet e 22 studimeve me një total prej më shumë se 6000 pjesëmarrësish. Ja çfarë gjetën.
Injoranca si justifikim
Studiuesit supozuan dy motive të mundshme për injorancën e qëllimshme. Së pari, ata menduan se injoranca e vullnetshme mund të ofrojë një justifikim për të mos vepruar me bujari. Nëse një person nuk i di pasojat e veprimeve të tij, atëherë ai sërish mund ta konsiderojë veten një individ moralisht të qëndrueshëm edhe nëse vendos të veprojë me egoizëm. Injoranca e vullnetshme shërben për të mbrojtur imazhin e tyre për veten.
Motivimi i dytë i mundshëm njihet si “pavëmendshmëria njohëse”. Kjo do të thotë, njerëzve nuk u pëlqen të mendojnë më shumë sesa duhet. Mund të rrjedhë nga dembelizmi, mungesa e vëmendjes, apo mosdashja për të marrë kohë për të mësuar më shumë. Sido që të jetë, ata favorizojnë vendimin e shpejtë dhe të kollajtë – edhe sikur të kishin vepruar në mënyrë altruiste, nëse do të ishin informuar paraprakisht.
Nga ana tjetër, nëse ata që zgjodhën të mësonin për pasojat do të vepronin më bujarisht, kjo do të sugjeronte që personat e informuar me parazgjedhje do të kishin “përzgjedhur vetë” të mbeteshin injorantë nëse u jepej opsioni. Dhe kjo është ajo që studiuesit gjetën. Në të gjithë studimet, pjesëmarrësit që zgjodhën të informoheshin për pasojat kishin 7% më shumë gjasa të bënin zgjedhjen altruiste.
Linku: https://bigthink.com/neuropsych/people-choose-willful-ignorance/
Foto:Freepik.com