Home ShowBiz Jim Carrey rikthehet në ‘The Grinch 2’
Jim Carrey rikthehet në ‘The Grinch 2’
0

Jim Carrey rikthehet në ‘The Grinch 2’

0
0

Aktori Jim Carrey pritet që të mbajë rolin kryesor në vazhdimin e filmit ikonik të Krishtlindjeve, The Grinch. 61-vjeçari, luajti fillimisht në filmin “How the Grinch Stole Christmas” si personazhi kryesor i Grinch-it në 2000. Filmi me regji të Ron Howard ka në fokus Jim-in si Grinch, një krijesë e keqe, dinak me gëzof jeshil që përçmon Krishtlindjet dhe banorët e Whoville.

Tashmë “Giant Freaking Robot” ka raportuar se është shumë pranë Grinch 2, në të cilin do të rikthehet në rol edhe Carrey. Sipas raportimeve, Jim Carrey po kthehet në Universal Pictures për The Grinch 2, duke luajtur edhe një herë krijesën më të famshme dhe më keqtrajtuar të Dr. Seuss.

Deri më tani, nga Carrey nuk ka pasur asnjë reagim, por më herët ai është shprehur se nuk është tifoz i risjelljes së filmave. Duke folur për CinemaBlend në vitin 2017, tha aktori:

Unë mendoj se vazhdimet bëhen në funksion të tregtisë në pjesën më të madhe. Të paktën dy që kam bërë, ishin personazhe që më pëlqente t’i bëja, por e gjeta veten gati duke e bërë papagall veten në atë pikë.

Filmi i drejtuar nga Ron Howard do të numërojë këto Krishtlindje vitin e tij të 23-të pasi u transmetua për herë të parë në 2000. Rikujtojmë, se së fundmi, Carrey deklaroi se ishte gati të tërhiqej nga karriera e tij legjendare e aktrimit, pas 40 vitesh.

Linku: https://www.unilad.com/film-and-tv/news/the-grinch-2-jim-carrey-return-546486-20231120

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/jimcarrey__/

tags: