Home Lifestyle Përdorimi i marihuanës gjatë shtatzënisë mund të rrisë rrezikun që fëmija të lindë parakohe ose me autizëm
Përdorimi i marihuanës gjatë shtatzënisë mund të rrisë rrezikun që fëmija të lindë parakohe ose me autizëm
0

Përdorimi i marihuanës gjatë shtatzënisë mund të rrisë rrezikun që fëmija të lindë parakohe ose me autizëm

0
0

Foshnjat e lindura nga nëna që përdorën marihuanë gjatë shtatzënisë kishin dy herë më shumë gjasa të ishin nën peshë dhe gati dy herë më shumë të ngjarë të lindnin para kohe, sesa foshnjat që nuk ishin të ekspozuar ndaj kanabisit.

Foshnjat e ekspozuara ndaj kanabisit kishin 2.5 herë më shumë gjasa për t’u pranuar në një njësi të kujdesit intensiv neonatal, krahasuar me foshnjat e paekspozuara, sipas një studimi.

“Ne e dimë se THC (tetrahydrocannabinol), përbërësi kryesor psikoaktiv në kanabis, mund të kalojë placentën nga nëna tek fetusi dhe të lidhet me receptorët në trurin e fetusit”, tha autorja e parë Maryam Sorkhou, një studente postdoktorale në Universitetin e Torontos.

“Studimi ynë i shton asaj njohuri duke treguar se ekspozimi para lindjes ndaj kanabisit rrit rrezikun e disa rezultateve negative të lindjes”, thotë tutje ajo.

Përdorimi i marihuanës në shtatzëni në rritje

Përdorimi i marijuanës nga gratë shtatzëna është rritur në Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera si Kanadaja në dekadat e fundit.

Një analizë e vitit 2019 e mbi 450 mijë grave shtatzëna amerikane të moshës 12 deri në 44 vjeç nga Instituti Kombëtar për Abuzimin me Drogën zbuloi se përdorimi i kanabisit është më shumë se dyfishuar midis viteve 2002 dhe 2017.

Shumica dërrmuese e përdorimit të marihuanës ishte gjatë tre muajve të parë të shtatzënisë, zbuloi studimi, dhe ishte kryesisht rekreative dhe jo mjekësore.

Studimet thonë se përdorimi i marihuanës rrit rrezikun e sulmit në zemër, dështimit të zemrës dhe goditjes në tru.

Megjithatë, tremujori i parë mund të jetë një nga periudhat më të ndjeshme për zhvillimin e trurit të një fetusi, kur ai është më i ndjeshëm ndaj dëmtimit.

Jo vetëm që THC – përbërësi në marihuanë që ju bën ‘high’ – hyn në trurin e fetusit nga qarkullimi i gjakut të nënës, por pasi të jetë atje mund të ndikojë në trurin në zhvillim të foshnjës”.

Studimet kanë gjetur receptorë për kanabis në trurin e kafshëve që në moshën pesë dhe gjashtë javëshe të shtatzënisë.

Linku: https://edition.cnn.com/2023/11/16/health/marijuana-infant-harm-wellness/index.html#:~:text=Past%20studies%20have%20shown%20the,even%20a%20connection%20to%20autism.

Foto: Freepik.com

tags: