Home ShowBiz Një gjeni i improvizimit, Robin Williams harxhoi mijëra metra shirit për rolin e tij në “Mrs. Doubtfire”
Një gjeni i improvizimit, Robin Williams harxhoi mijëra metra shirit për rolin e tij në “Mrs. Doubtfire”
0

Një gjeni i improvizimit, Robin Williams harxhoi mijëra metra shirit për rolin e tij në “Mrs. Doubtfire”

0
0

Improvizimi i paparashikueshëm dhe i palodhur i Robbie Williams në komedinë “Mrs. Doubtfire” rezultoi në më shumë se 6000 metra shirit gjatë xhirimeve.

Në një intervistë për 30-vjetorin e filmit, regjisori Chris Columbus tha për Business Insider tha se më shumë se 900 kuti me filmime janë në depo dhe mund të përdoren në një dokumentar.

Filmime që i përdorëm në film, dubla, prapaskena, janë në një depo diku dhe do donim të punësonim një redaktor që t’i shihte të gjitha. Ka diçka të veçantë dhe magjike si ai realizonte punën e tij dhe mendoj se do ishte bukur të thelloheshe në të”.

Komedia e famshme u bë prodhimi i dytë më fitimprurës në vitin 1993.

Në intervistë, Columbus kujton se si produksionit iu desh të përshtatej me aftësitë e veçanta të Williams. “Më herët, ai erdhi dhe më tha ‘shef, si më pëlqen mua të punoj nëse je i gatshëm, unë do bëj tre apo katër dubla me skenar dhe më pas luajmë”.

Duke më thënë këtë, nënkuptonte se donte të improvizonte. Dhe kjo është se si ne xhiruam çdo skenë. Ne xhironim çfarë ishte në skenar dhe më pas Robin do vazhdonte dhe ishte diçka për të mos u humbur.

“Erdhi deri në pikën sa më duhej ta xhiroja gjithë filmin me katër kamera që të mbaja ritmin e tij. Asnjëri nga ne nuk e dinte se çfarë do të thoshte kur improvizonte kështu që doja një kamera te aktorët e tjerë që të merrja reagimet e tyre”.

Linku: https://www.instagram.com/robinwilliams/

Foto: https://www.instagram.com/robinwilliams/