Taylor Swift ka vendosur ta kalojë Ditën e Falenderimeve në Brazil pas vdekjes tragjike të një fanseje pak ditë më parë dhe ndryshimeve që pasuan në datat e turneut të saj. Këngëtarja 33-vjeçare pritej të kthehej në SHBA për pushime dhe të ndiqte ndeshjen e futbollit të të dashurit Travis Kelce, por ajo u detyrua të shtynte koncertin në Rio de Zhaneiro.
Duke pasur parasysh koncertet të ardhshme të Swift në São Paulo që fillojnë të premten, këngëtarja me sa duket vendosi të qëndrojë në Brazil.
“Kushtet atmosferike janë ekstreme. Është një rrëmujë që ajo nuk e priste. Ka qenë një përvojë traumatike”, është shprehur një burim për tabloidin Page Six.
Edhe pse këngëtarja e “Cruel Summer” është e trishtuar për vdekjen e fanses, ajo ende po planifikon të performojë këtë fundjavë. Mediat e huaja shkruajnë se i dashuri i ri dhe familja kanë qenë për artisten një mbështetje e madhe në këtë periudhë të vështirë.