Home ShowBiz “Dhimbje e madhe”, Agron Llakaj i përlotur në homazhet e Zef Dedës
“Dhimbje e madhe”, Agron Llakaj i përlotur në homazhet e Zef Dedës
0

“Dhimbje e madhe”, Agron Llakaj i përlotur në homazhet e Zef Dedës

0
0

Sot i jepet lamtumira e fundit artistit dhe mjeshtrit të madh Zef Deda. Aktori, Zef Deda humbi jetën mesditën e djeshme në moshën 73-vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë. Pas ndarjes së tij nga jeta, djali i tij, aktori Julian Deda njoftoi se homazhet për të do të mbahen ditën e sotme në hollin e Teatrit “Migjeni” në Shkodër.

Miq, dashamirës e kolegë nga e gjithë Shqipëria janë mbledhur sot për ti dhënë lamtumirën e fundit mjeshtrit Zef Deda.

Agron Llakaj në një deklaratë të tij shprehet që është i tronditur për këtë ikje të parakohshme të tij, por gjthsesi sipas Agronit, Zef Dedën do e kemi mes nesh gjithmonë me artin që ka lënë pas.

Agron Llakaj: “Të zotit jemi dhe një ditë do të largohemi, ikja e tij ishte e parakohshme. Zefi me artin dhe veprat e tij ka lënë pas të qeshura dhe dashurinë e publikut që e ka dashur dhe mbështetur gjithmonë. Trupa profesioniste e artit, më shumë është në qiell sesa në tokë dhe tani po u bashkohet edhe Zef Deda. Shpresoj që dy fëmijët e tij të trashëgojnë genin e Zefit. Dhimbja është për të gjithë shumë e madhe, për shkak që ishte ikje e parakohshme.”

Linku:  https://www.instagram.com/agronllakajofficial/

Foto: https://www.instagram.com/agronllakajofficial/