‘Uroj që të mos ndahet askush’, Ermal Fejzullahu reagon pas lajmeve të ndarjes mes Ledrit dhe Sarës
Ermal Fejzullahu si një nga miqtë më të mirë të Ledrit në daljen e fundit të ‘Mos i bjer me top’ ka folur rreth lajmeve që po qarkullojnë për ndarjen e mikut të tij nga Sara.
Kur i doli fotoja e Sarës dhe Ledrit, është pyetur nëse çifti janë bashkë. Ermali u shpreh se nuk e di dhe se do pyesë Ledrin të premten pasi kanë një koncert së bashku.
‘Jemi të premten bashkë në një koncert dhe do e pyes. Gjithësesi unë kam shok Ledrin dhe do mbaj anën e Ledrit. Gruaja ime e ka shoqe Sarën dhe ajo do mbajë anën e saj.
Unë uroj që të mos ndahet askush, sidomos ata që kanë fëmijë. Për gjëra të vogla nuk është mirë për t’i dhënë fund një martese, sidomos kur kanë një fëmijë. Kështu që sido që të jetë, edhe nëse janë ndarë, uroj të bëhen bashkë. Sido që të jetë uroj që të jenë të lumtur.’
Linku: https://www.youtube.com/watch?v=-0ojcnf6X3I
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/ermal.fejzullahu/