Home ShowBiz Dua Lipa, turne gjatë vitit të ardhshëm
Dua Lipa, turne gjatë vitit të ardhshëm
0

Dua Lipa, turne gjatë vitit të ardhshëm

0
0

Dua Lipa po kalon një vit të suksesshëm pasi u nominua për dy çmime Grammy, përfshirë atë të  këngës se vitit për hitin që shërbeu edhe si kolonë zanore e filmit Barbie ‘Dance The Night’.

Mesa duket këngëtarja nuk do të ndalet me sukseset e saj pasi planifikon të realizojë edhe një turne gjatë vitit të ardhshëm. Ekipi i saj po punon për të publikuar datat për verën e ardhshme, por ende asgjë nuk është e konfirmuar.

“Dua do të jetë kudo në vitin 2024 ”, thotë një burim për gazetën britanike The Sun.

Mediat britanike thonë se përveç planeve për vitin 2024 pritet që ky vit të mbyllet edhe me disa projekte të reja që pritet të publikohen para fundvitit.

Gjatë turneut Future Nostalgia në vitin 2022 u realizuan 12 koncerte nëpër stadiumet e  Mbretërisë së Bashkuar dhe pritet që e njëjta gjë të ndodhë edhe gjatë vitit të ardhshëm.

Përveç suksesit në muzikë, Dua po shijon edhe lidhjen e saj të dashurisë me regjisorin Romain Gavras.

Linku: https://www.instagram.com/dualipa/

Foto: https://www.instagram.com/dualipa/