Home ShowBiz “Bravo publikut që s’na e dha neve fitoren!”, Amadea zbulon tradhtinë e Haris
“Bravo publikut që s’na e dha neve fitoren!”, Amadea zbulon tradhtinë e Haris
0

“Bravo publikut që s’na e dha neve fitoren!”, Amadea zbulon tradhtinë e Haris

0
0

Lidhja mes Harisit dhe Amadeas ka marrë fund.  Çifti që u njoh në “Love Island Albania” në Tv Klan dhe ndoqën një rrugëtim të gjatë dashurie, tashmë ka ndarë rrugët.

Me një postim në Instagram, Amadea thotë se e ka marrë vesh përmes lajmeve në portale përfundimin e raportit ndërsa më pas Haris e ka hequr nga rrjetet sociale.

Ajo ka theksuar se ndjenjat që nisën në vilën e dashurisë kanë qenë shumë reale nga ana e saj dhe ka besuar “në atë magji që kur doli nga aty ishte më shumë se sa e gënjeshtërt”.

Më pas Amadea shton se qëllimi i Haris ishte të fitonte garën dhe ka kuptuar se ishte “e përdorura”. Ajo thotë se është manipuluar prej tij. Në fund, Amadea i drejtohet Harisit duke i thënë se “veprimet e tij kanë vërtetuar çfarë fshihet pas ndjenjave e veprimeve false”.

Veç kësaj, Amadea ka publikuar një ‘screenshot’ që ia ka dërguar një tjetër konkurrente, Iris. Kjo e fundit ka marrë ngacmime nga Haris në rrjete sociale të cilat nuk ka hezituar t’ia dërgojë Amadeas.

“Shyqyr që u mbyll me kaq! Çfarë mund të presësh nga dikush që bën gjeste të tilla, hera e fundit që flas për Harisin. Bravo publikut që s’na e dha neve fitoren, e paska parë më mirë se mua situatën”, shkruan Amadea.

Linku: https://www.instagram.com/amadea_goxhaj/

Foto: https://www.instagram.com/amadea_goxhaj/