Home Travel Holanda kthen 6 artefakte të çmuara në Sri Lanka
Holanda kthen 6 artefakte të çmuara në Sri Lanka
0

Holanda kthen 6 artefakte të çmuara në Sri Lanka

0
0

6 artefakte të epokës koloniale të kthyera në Sri Lanka nga Holanda u ekspozuan në Muzeun Kombëtar të Colombo këtë të martë pas një marrëveshjeje ligjore të nënshkruar në gusht nga të dy vendet që vendi i Azisë Jugore të rimarrë pronësinë e objekteve.

Ndër objektet edhe një top i bronztë i mbuluar me gurë të çmuar si dhe nga thesari i ashtuquajtur i Lombok, që përmban bizhuteri, gurë të çmuar, ar dhe argjend që ushtria koloniale holandeze grabiti në vitin 1765 nga një pallat mbretëror.

Në vitin 2020, Rijksmuseum i kryeqytetit holandez tha se të paktën 4,000 objekte në koleksionet e tij kanë lidhje të qarta me perandorinë koloniale të vendit, e cila zgjati rreth 300 vjet nga mesi i shekullit të 17-të dhe qendrat kryesore të pushtetit të së cilës ishin në Azinë Juglindore dhe Karaibe.

Ministri i kulturës së ishullit Vidura tha se shpresonte për kthimin e më shumë artefakteve të Sri Lankës jo vetëm nga Hollanda, por edhe vende të tjera si Britania e Madhe dhe se këto vende të kenë aftësinë dhe guximin për të na kthyer çfarë është marrë nga vendi i tyre.

Linku: https://english.news.cn/20231205/89cd9cf804b2452e87a2b3b5b20b6b5f/c.html

Foto: Freepik.com

tags: