Home ShowBiz Taylor Swift reagon për sherrin me Kim dhe West
Taylor Swift reagon për sherrin me Kim dhe West
0

Taylor Swift reagon për sherrin me Kim dhe West

0
0

Taylor Swift në daljen e saj tregoi sherrin e famshëm mes Kanye West dhe ish-bashkëshorten e tij, Kim Kardashian.

Kanye publikoi një këngë të titulluar “Famous” (20216) dhe në vargjet e saj shprehet: “E bëra atë k*rvë të famshme/

As Tay dhe as fansave të saj nuk u pëlqeu fakti që Kanye iu referua si “k*rvë”. Pas shumë reagimeve online, Kim Kardashian publikoi një mesazh zanor (sipas zërave, të modifikuar), ku Tay ishte në dijeni të vargjeve dhe madje, edhe kishte dakordësuar me tekstin.

Në mesazhin e regjistruar nga një telefonatë e supozuar mes Taylor dhe Kanye, këngëtarja e pyet reperin nëse teksti do të jetë “i pasjellshëm” dhe Kanye i thotë se jo dhe më pas, i tregon vargun: “Mendoj se Taylor Swift mund të më ketë borxh (marrëdhënie seksuale)”. Në mesazh dëgjohet Taylor që qesh dhe thotë: “S’është e pasjellshme”.

“Askush nuk e mohoi që fjala “k*rvë” u përdor pa lejen e saj…unë s’e modifikova kurrë mesazhin, thjesht publikova disa momente në Snapchat që të provoja argumentin tim”, duke shtuar se Taylor e detyroi që të mbronte bashkëshortin (e atërhershëm).

Në intervistën për Time, Tay u shpreh: “Ishte një telefonatë e regjistruar në mënyrë të jashtëligjshme, të cilën Kim e modifikoi dhe e postoi që të gjithë të më quanin “gënjeshtare”. Karriera më ishte marrë nga duart.

Taylor tha se dëmi është bërë, madje pati një ndikim të madh psikologjik: “Më çoi në një vend që s’kam qenë më parë. U zhvendosa në një vend të huaj.

“Kjo është periudha më krenare dhe më e lumtur. Ndihem kreative, e përmbushur dhe më e lirë se ndonjëherë më parë”, tha ajo

Linku: https://www.geo.tv/latest/522017-taylor-swift-bashes-kim-kardashian-for-fabricated-call-amid-kanye-west-row

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/taylorswift/