Nëse mezi e keni pritur opsionin e ri të WhatsApp, tani mund ta përdorni
WhatsApp po ndryshon opsionin për dërgimin e mesazheve zanore.
Në planin e masave të privatësisë, platforma po shton “View once” për mesazhet zanore ose ndryshe, vetëshkatërrimin e tyre.
Kjo do të thotë se marrësi nuk mund ta dëgjojë për herë të dytë mesazhin zanor. Kjo mund të jetë e dobishme kur ndani një informacion sensitiv që doni të mos shpërndahet te njerëz të tjerë. Disa përdorues janë shprehur se “mezi e kanë pritur” këtë opsion.
Por nga ana tjetër, është problem nëse e dëgjon gabim. Për këtë arsye, edhe përdoruesit janë të ndarë në përgjigjen e tyre ndaj kësaj shtojce të re.
Për të përdorur mesazhet zanore që zhduken, hyni në bisedë si zakonisht. Shtypni shenjën e mikrofonit dhe rrëshqiteni lart, drejt shenjës së kyçit. Mbajeni shtypur dhe zgjidhni ikonën me numrin 1 e cila kur ngjyroset në të gjelbër, konfirmon se mesazhi do të dërgohet si “View once”.
Linku: https://www.youtube.com/watch?v=hOXj_VsQoyg
Foto: Freepik.com